BBC e ka punën pisk – Fatura e çajit këtë vit vjen 91 mijë euro!

Pasi kritikuan kompanitë që sigurojnë çaj dhe kafe për stafin që paguhet mirë, ata i përpinë fjalët e veta kur erdhi fatura e tyre.

Fun

23/12/2020 10:19

BBC dhe u akuzua për shpenzime të panevojshme të parave, shkruan “DailyMail”. Vetëm gjatë periudhës mes nëntorit 2020 dhe tetorit 2020 ata kanë shpenzuar 91,971 euro në çaj dhe kafe për stafin, transmeton lajmi.net.

Pra, kjo do të thotë se yjet e televizionit dhe gjithashtu edhe stafi i zakonshëm po shijojnë pijet e ngrohta në llogari të kompanisë.

Korporata ka shpenzuar 56,875 euro në kafe dhe 35,096 në çaj të zi. Shifrat për pije të tjera të ngrohta si çaji  i frutave ose kafeja e freskët nuk janë zbuluar.

BBC ka thënë disa herë se ata përpiqen të vetëdijësojnë të gjithë për rëndësinë e parasë. Por kritikët thonë se një televizion i licencuar nuk duhet të paguaj për pijet e stafit të vetë kur ata paguhen shumë mirë.

Kjo ka ngjallur pakënaqësi tek personat të cilët paguajnë për të pasur qasje në programet televizive të BBC, sepse paratë të cilat ata i paguajnë për të marrë licencën, korporata po i shpenzon në pije falas për stafin.

Shumica e stafit publik i paguajnë vetë pijet e tyre, prandaj edhe stafi i televizioneve duhet të marrë të njëjtin trajtim, thonë kritikët.

BBC e shfuqizoi rregullën që personat mbi moshën 75 vjeçare të mos paguajnë për qasje në televizion këtë gusht, duke fajësuar ministrat se nuk po ofrojnë fonde të mjaftueshme.

Gjithashtu është kuptuar se në katër vitet e fundit ata kanë shpenzuar rreth thuajse 138 mijë euro në alkool për stafin. /Lajmi.net/