Bayerni vazhdon bombardimet

Bayern Munich vazhdon të shkelë në Bundesligë. Kampioni në fuqi mposhti Eintracht Frankfurtin me rezultat të thellë 5:0 dhe e riktheu avantazhin prej 13 pikësh në krye të tabelës. Në duelin e dominuar nga fillimi e deri në fund, skuadra e Pep Guardiolës nuk i dha asnjë shans kundërshtarit duke e përcjellë për në shtëpi…

Sport

02/02/2014 18:23

Bayern Munich vazhdon të shkelë në Bundesligë. Kampioni në fuqi mposhti Eintracht Frankfurtin me rezultat të thellë 5:0 dhe e riktheu avantazhin prej 13 pikësh në krye të tabelës.

Në duelin e dominuar nga fillimi e deri në fund, skuadra e Pep Guardiolës nuk i dha asnjë shans kundërshtarit duke e përcjellë për në shtëpi me katër gola.

Mesfushori Mario Gotze e kaloi Bayernin në epërsi pas 12 minutash lojë, kurse në çastet e fundit të pjesës së parë, Franck Ribery e dyfishoi avantazhin e vendasve.

Pas intervalit, mesfushori Arjen Robben – i cili hyri në lojë në minutën e 65’të në vend të Xherdan Shaqirit – dhe qendërmbrojtësi Dante shënuan dy gola të shpejtë në minutat 67 dhe 69, kurse sulmuesi Mario Mandzukic shtoi një tjetër krejt në fund, duke konfirmuan fitoren e thellë të gjigantit bavarez.

Bayern vazhdon të ketë 13 pikë epërsi në krye të Bundesligës, ndaj përcjellësit të parë Bayer Leverkusenit dhe 17 më shumë se Borussia Dortmund që është e treta.