Bayerni u mposht 4:2 – si u tallën tifozët e Bochum me Robert Lewandowskin?
Bayern Munich nuk ka kaluar aspak mirë në ndeshjen kundër Bochum, të cilën e luajtën në udhëtim.
Sport
Bavarezët u mposhtën 4:2, por ndeshja ishte e rëndë edhe personalisht për lojtarin më të mirë në skuadrën e Bayern.
Një gjë që tërhoqi vëmendje në këtë ndeshje, ishte një reagim i përsëritur i tifozëve të Bochum, përcjell lajmi.net.
Çdo herë që Lewandowski prekte topin, tifozët e Bochum fillonin brohoritjet e tyre “Messi, Messi, Messi”.
Megjithatë, kjo gjë e motivoi mjaft mirë sulmuesin polak.
Lewa e mbylli ndeshjen me dy gola në emrin e tij, ndonëse skuadra e tij u mposht 4:2. /Lajmi.net/