Bayerni triumfon ndaj Bielefeldit dhe thyen rekordin 44-vjeçar në Bundesliga

Bayerni ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Arminia Bielefeldit në Allianz Arena, në duelin e vlefshëm për xhiron e 13-të në Bundesliga.

Sport

27/11/2021 20:35

Golin vendimtar për ‘bavarezët’ e ka shënuar Leroy Sane në minutën e 71-të, nga një asistim i Muller.

Me këtë fitore Bayerni rikthen lidershipin në tabelë, duke mbledhur 31 pikë, një më shumë se sa Dortmund që pozicionohen në pozitën e dytë tabelare.

Me golin e sotëm të shënuar, Bayerni ka thyer gjithashtu një rekord në Bundesliga.

‘Bavarezët’ tani kanë realizuar 102 gola përgjatë këtij viti kalendarik tani, duke u bërë skuadra me më së shumti gola të realizuara përgjatë një viti kalendarik, duke e thyer rekordin e Kolnit të mbajtur në vitin 1977 me 101 gola.

Bayerni do t’i ketë edhe katër ndeshje të mbetura për këtë vit në Bundesliga, që mund të zgjerojë edhe më shumë rekordin e shënimit të golave brenda këtij viti.

/Lajmi.net/