Bayerni sot kampion i Bundesligës?

Kur në fund të stinorit të shkuar, Bayern Munich vendosi të angazhojë Pep Guardiolën në rolin e trajnerit, shumëkush kishte dyshuar nëse ekipi do të jetë në gjendje të përsëris atë që bëri me Jupp Heynckesin. Rruga drejt tre titujve kryesorë është ende e gjallë mirëpo ish strategu i Barcelonës tashmë ka fituar Kampionatin botëror…

Sport

22/03/2014 09:40

Kur në fund të stinorit të shkuar, Bayern Munich vendosi të angazhojë Pep Guardiolën në rolin e trajnerit, shumëkush kishte dyshuar nëse ekipi do të jetë në gjendje të përsëris atë që bëri me Jupp Heynckesin.

Rruga drejt tre titujve kryesorë është ende e gjallë mirëpo ish strategu i Barcelonës tashmë ka fituar Kampionatin botëror për klube dhe Superkupën e Evropës.

Mirëpo, gjiganti bavarez sot mund të shpallet kampion i Bundesligës në kohë rekorde. Bayern ka 23 pikë epërsi në krye të tabelës dhe nëse fiton sot kundër Mainzit mund të shpallet kampion i Gjermanisë për herë të 24’të në histori të klubit. Por, për këtë duhet të ndihmohet edhe nga skuadrat tjera.

Ndjekësit Borussia Dortmund dhe Schalke nuk duhet të shënojnë fitore në duelet e tyre përkatëse dhe me pikë të plota të Bayernit në Mainz, Guardiola dhe futbollistët e tij mund të fillojnë festën e madhe.