Bayerni shkel Schalken
Bayern Munich dominoi në udhëtim te Schalke 04 ku fitoi me rezultat të thellë 4-0, dhe barazoi Borussia Dortmundin në krye të tabelës në Bundesligë. Gjiganti bavarez bëri një paraqitje fantastike duke ndërprerë serinë e rezultateve pozitive të skuadrës kundërshtare në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve. Bastian Schweinsteiger – i rikthyer nga lëndimi – e…

Sport
Bayern Munich dominoi në udhëtim te Schalke 04 ku fitoi me rezultat të thellë 4-0, dhe barazoi Borussia Dortmundin në krye të tabelës në Bundesligë.
Gjiganti bavarez bëri një paraqitje fantastike duke ndërprerë serinë e rezultateve pozitive të skuadrës kundërshtare në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve.
Bastian Schweinsteiger – i rikthyer nga lëndimi – e kaloi Bayernin në epërsi në minutën e 21-të, kurse menjëherë në aksionin vijues, Mario Mandzukic e dyfishoi avantazhin për skuadrën e Pep Guardiolës.
Në pjesën e dytë, Franck Ribery realizoi golin e tretë për Bayernin, ndërsa sulmuesi Claudio Pizarro, pesë minuta para fundit e vulosi rezultatin përfundimtar dhe ngjitjen e gjigantit bavarez në pozitën e parë së bashku me Borussia Dortmundin me nga 16 pikë.