Bayerni ‘shkel’ Freiburgun

Bayern Munich ka regjistruar fitore të thellë përballë Freiburg. Skuadra e Bayern ka arritur të marrë fitore të thellë, me rezultatin 5:0, përballë Freiburg, shkruan lajmi.net. Bavarezët e hapën serinë e golave me anë të Serge Gnabry, i cili shënoi qysh në minutën e 13’ të takimit. Në minutën 33’, Eric Choupo-Moting u përkujdes që…

Sport

16/10/2022 21:21

Bayern Munich ka regjistruar fitore të thellë përballë Freiburg.

Skuadra e Bayern ka arritur të marrë fitore të thellë, me rezultatin 5:0, përballë Freiburg, shkruan lajmi.net.

Bavarezët e hapën serinë e golave me anë të Serge Gnabry, i cili shënoi qysh në minutën e 13’ të takimit.

Në minutën 33’, Eric Choupo-Moting u përkujdes që të dyfishonte epërsinë.

Në pjesën e dytë, Bayern shënoi dy gola të shpejtë me Sane e Mane në minutat 53’ e 56’.

Rezultati final u vulos nga Sabitzer, i cili në minutën e 80’ dërgoi topin në rrjetë për 5:0.

Me këtë fitore, Bayern tejkalon Freiburgun në renditjen tabelore dhe mban pozitën e dytë me 19 pikë, kurse Freiburg mbetet me 18 pikë në pozitën 3. /Lajmi.net/