Bayerni shkatërron Werderin – Rashica gjen golin, Coutinho shënon het trik

Bayern Munich ka shkatërruar skuadrën e Werder Bremen, duke i shënuar gjashtë gola për tri pikët.

Sport

14/12/2019 17:21

Bayern ka shënuar fitore me rezultatin 6:1, para tifozëve të vet, në ‘Allianz Arena’, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Milot Rashica, kur kaluan 24 minuta lojë. Ky gol ishte i vetmi për skuadrën e Werder që më pas u deklasua.

Philippe Coutinho dhe Robert Lewandowski përmbysën skuadrën e Bremen në minutat e fundit të pjesës së parë, duke bërë që Bayern të shkojë në pushim me epërsi prej një goli.

Në pjesën e dytë Coutinho dhe Lewandowski gjetën përsëri rrugën e golit, në minutat 65’ dhe 72’, për rezultatin 4:1.

Muller dërgoi shifrat në 5:1 kur luhej minuta e 75’, kurse tre minuta pas gjermanit, Coutinho kompletoi het trikun dhe vulosi rezultatin final 6:1.

Me këtë fitore, Bayern numëron 27 pikë në pozitën e katërt, kurse skuadra e Rashicës mbetet me 14 pikë në pozitën e 15-të. /Lajmi.net/