Bayerni shfaq interesim për Kehrer

Gjiganti gjerman po synon të përforcojë mbrojtjen.

Sport

19/08/2021 23:24

Bayern Munchen është duke shikuar disa opsione që të përforcojë repartin e mbrojtjes, transmeton lajmi.net.

Sipas “L’Equipe”, së fundmi ekipi gjerman ka kthyer vëmendjen kah mbrojtësin i PSG-së Thilo Kehrer.

Raportohet se trajneri Julian Nagelsmann e dëshiron futbollistin e ‘Pariseinëve’ në ekip, që të ketë më shumë opsione për mbrojtjen pasi ai mund të luajë në disa pozicione.

24-vjeçari, ka kontratë me Parisin deri në qershor të vitit 2023, dhe duket se nuk bënë pjesë më ne formacionin e parë të gjigantit francez.

Çmimi i gjermanit llogaritet të jetë rreth 25 milionë euro. /Lajmi.net/