Bayerni po e monitoron situatën e Rashfordit te Manchester United
Bayern Munich është duke e monitoruar situatën e Marcus Rashford te Manchester United.
Sport
Sulmuesi po shihet si njëri nga zëvendësuesit më të denjë të Robert Lewandowskit që duket se do i ndajë rrugët me bavarezët që në verë.
Ndonëse, siç raporton Telegraph, lojtari është shumë i vendosur për t’u rikthyer si titullar te “Djajtë e Kuqë”, kjo nuk po i pengon kampionët gjermanë të tentojnë për sulmuesin, transmeton lajmi.net.
Anglezi nuk pati minutat e dëshiruara këtë sezon nën drejtimin e Ralf Rangnick, diçka që pret të ndryshojë me ardhjen e Erik Ten Hag.
Në anën tjetër, me largimin e mundshëm të Lewandowskit, Bayerni, pos Rashfordit, do të tentojë edhe Harry Kane dhe Edinson Cavani. /Lajmi.net/