Bayerni ndalet nga Leverkusen

Bayer Leverkusen e ka ndalur në barazim Bayern Munichun.

Sport

06/02/2016 20:21

Derbi i xhiros së 20 në Bundesligë, mes Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich, ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0.

Bayerni e mbylli këtë përballje me një lojtar më pak, pasi Xabi Alonso u përjashtua në minutën e 84.

Pas këtij barazimi, bavarezët e ruajnë distancën prej 8 pikësh me Dortmundin, duke grumbulluar 53 pikë.

Ndërsa, Leverkuseni pozicionohet në vendin e pestë me 32 pikë, përcjell Lajmi.net.