Bayerni minimal, Dortmundi maksimal
Bayern Munich shënoi fitore minimale 1-0, por shumë të rëndësishme kundër Wolfsburgut në Allianz Arena, në kuadër të xhiros së shtatë në Bundesligë. Por, gjiganti bavarez vazhdon të jetë në pozitën e dytë – edhe pse me pikë të barabarta – pas Borussia Dortmundit që shkatërroi Freiburgun 5-0, në duelin tjetër. Në minutën e 63-të,…
Sport
Bayern Munich shënoi fitore minimale 1-0, por shumë të rëndësishme kundër Wolfsburgut në Allianz Arena, në kuadër të xhiros së shtatë në Bundesligë.
Por, gjiganti bavarez vazhdon të jetë në pozitën e dytë – edhe pse me pikë të barabarta – pas Borussia Dortmundit që shkatërroi Freiburgun 5-0, në duelin tjetër.
Në minutën e 63-të, Thomas Muller realizoi golin e vetëm në fitores e gjigantit bavarez, pas një aksioni të nisur nga ylli kosovar Xherdan Shaqiri, menjëherë pas inkuadrimit të tij në lojë në vend të Arjen Robbenit.
Kurse, Dortmund realizoi fitoren e radhës pas golave nga Marco Reus (dy), Robert Lewandowski (dy) dhe Jakub Blaszczykowski. Nga minuta e 45-të, Freiburg luajti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Fallou Diagne. Pas këtyre fitoreve të përbashkëta, Dortmund dhe Bayern kryesojnë me nga 19 pikë pas shtatë xhirosh. Bayern Leverkusen i ndjek me një pikë më pak pas fitores 2-0 ndaj Hannoverit.
Kurse, Hertha Berlin mundi Mainzin 3-1. Schalke 04 ishte në epërsi 3-1 por në fund u ndal në barazim 3-3 në udhëtim te Hoffenheim.