Bayerni interesohet fuqishëm për yllin e Interit

Bayern Munchen mund të vazhdojë interesimin për Hakan Calhanoglun, si zëvendësues i Joshua Kimmich, i cili me shumë gjasë do të largohet në fund të sezonit. Gjiganti i Bundesligas ishte interesuar fuqishëm për yllin e Interit gjatë verës së kaluar, mirëpo ishte refuzuar nga klubi zikaltër. Calhanoglu ishte i gatshëm të pranonte atë se çfarë…

Sport

01/03/2025 19:49

Bayern Munchen mund të vazhdojë interesimin për Hakan Calhanoglun, si zëvendësues i Joshua Kimmich, i cili me shumë gjasë do të largohet në fund të sezonit.

Gjiganti i Bundesligas ishte interesuar fuqishëm për yllin e Interit gjatë verës së kaluar, mirëpo ishte refuzuar nga klubi zikaltër.

Calhanoglu ishte i gatshëm të pranonte atë se çfarë Interi do të donte.

Megjithatë, Bayerni mund të rikthejë interesimin për turkun, pasi ka lënë në gjysmë bisedimet me Kimmichin, i cili nuk iu përgjigj fare ofertës së re të Bayernit për rinovim.

Interesimin e Bayernit për Calhanoglun e ka raportuar “Tuttomercatoëeb”.

Ilkay Gundogan, Frenkie de Jong e Martin Zubimendi thuhet se janë lojtarët tjerë që Bayerni po i konsideron për të zëvendësuar Kimmichun.