Bayerni i ofron 30 milionë euro Liverpoolit, dëshiron kartonin e Mane
Sadio Mane vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Sport
Ylli senegalez, Sadio Mane tashmë ka vendosur që të largohet nga skuadra e Liverpool gjatë merkatos së verës.
‘Sky Germany’ bën të ditur se Bayerni i ka ofruar 30 milionë euro Liverpoolit, për kartonin e Mane, përcjell lajmi.net.
I njëjti burim insiston se në rast të arritjes së marrëveshjes, Liverpool do të pranonte edhe 10 milionë të tjera në formë bonusesh.
Kur flitet për kushtet personale, bavarezët do t’i ofrojnë lojtarit kontratë trivjeçare./ Lajmi.net/