Bayerni i kërkon vetëm para Barcelonës për Lewandowskin

Bayern Munich nuk është e interesuar për asnjë formë tjetër shpagimi për Lewandowskin, pos me para.

Sport

06/07/2022 16:09

Barcelona është e interesuar për lojtarin që një kohë të gjatë, por mundësitë financiare të tyre nuk përkonin me kërkesat që bavarezët kishin për lojtarin, transmeton lajmi.net.

Lajmin e bëri të ditur Raphael Hogstein i cili, ndër të tjera, tha se kampionët gjermanë nuk janë të interesuar të negociojnë për asnjë variant tjetër.

Sipas Hogstein, gjermanët mendojnë se Barça nuk do të ekzistojë në një periudhë kohore prej një ose dy vjet. /Lajmi.net/