Bayerni i fshehur pas Guardiolës

Drejtori sportiv Matthias Sammer ka kritikuar formën e Bayern Munichut në këtë fillim të sezonit, duke theksuar se futbollistët po fshihen prapa emërimit të Pep Guardiolës në postin e trajnerit. Gjiganti bavarez mposhti Hannoverin 2-0 të shtunën pas golave në pjesën e dytë nga Mario Mandzukic dhe Franck Ribery. Por, vazhdon të qëndrojë dy pikë…

Sport

15/09/2013 11:31

Drejtori sportiv Matthias Sammer ka kritikuar formën e Bayern Munichut në këtë fillim të sezonit, duke theksuar se futbollistët po fshihen prapa emërimit të Pep Guardiolës në postin e trajnerit.

Gjiganti bavarez mposhti Hannoverin 2-0 të shtunën pas golave në pjesën e dytë nga Mario Mandzukic dhe Franck Ribery.

Por, vazhdon të qëndrojë dy pikë prapa Borussia Dortmundit në Bundesligë. Sammer ka paralajmëruar yjet e Bayernit të përmirësojnë etikën e punës së tyre në vend se të hedhin përgjegjësinë për rezultate te trajneri i ri.

“Ne duhet të nisemi. Në 14 muajt e fundit ne kemi fituar pesë tituj. Franck Ribery është futbollisti më i mirë i vitit në Evropë dhe ndoshta do të fitojë edhe Topin e Artë. Por, ndjenja e vetkënaqësisë nuk më pëlqen”, deklaroi Sammer për Bild.

“Jemi kthyer në zero, kemi një trajner të ri. Qdo ditë shkon: Pep këtu, Pep atje, Pep lartë, Pep poshtë. E më pas të gjithë thonë: ‘Oh, kemi më pak përgjegjësi, është gjithçka tek ai’. Dhe fshihemi”, u shpreh Sammer.