Bayerni edhe më i fortë

22:49 | 25 Mars 2014

Pep

Pep Guardiola ka thënë se Bayern Munich është edhe më i fortë se vitin e kaluar, pas triumfit në Bundesligë. Gjiganti bavarez fitoi tre tituj edicionin e kaluar nën drejtimin e Jupp Heynckesit dhe u shpall kampion gjashtë xhiro para përfundimit të sezonit. Mirëpo, me fitoren sonte kundër Herthas, ekipi i Guardiolës e mbrojti titullin […]

Pep Guardiola ka thënë se Bayern Munich është edhe më i fortë se vitin e kaluar, pas triumfit në Bundesligë.

Gjiganti bavarez fitoi tre tituj edicionin e kaluar nën drejtimin e Jupp Heynckesit dhe u shpall kampion gjashtë xhiro para përfundimit të sezonit.

Mirëpo, me fitoren sonte kundër Herthas, ekipi i Guardiolës e mbrojti titullin me shtatë ndeshje të mbetura duke gëzuar trajnerin katalan në sezonin e tij të parë në detyrë. “Jam i lumtur me atë që kemi bërë”, deklaroi ish trajneri i Barcelonës për televizionin Sky.

“Është një tjetër titull për klubin dhe kjo është e rëndësishme. Jemi duke kaluar një stinor të mrekullueshëm. Bundesliga është buka jonë. Në garat e kupës mjafton të fitoni katër, pesë ndeshje për të arritur në finale. Në ligë ju duhet të punoni çdo ditë, çdo javë”, shtoi ai.

“Nëse shihni se si punuan djelmoshat me Heynckesin sezonin e kaluar, ata janë përmirësuar edhe më tepër. Kjo është rezultat i punës së madhe. Sonte dhe nesër ne do të festojmë”, u shpreh ai.

Bayerni është sërish në rrugë drejt triumfit të trefishtë pasi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bayerni edhe më i fortë

10:29 | 21 Mars 2014

Lahm

Philipp Lahm beson se Bayern Munich është edhe më i fortë se sezonin e kaluar dhe është optimist se do të arrijnë të fitojnë tituj edhe në fund të këtij edicioni. Gjiganti bavarez synon të bëhet skuadra e parë në histori që mbron me sukses trofeun e Ligës së Kampionëve dhe dominimi në Bundesligë tregon […]

Philipp Lahm beson se Bayern Munich është edhe më i fortë se sezonin e kaluar dhe është optimist se do të arrijnë të fitojnë tituj edhe në fund të këtij edicioni.

Gjiganti bavarez synon të bëhet skuadra e parë në histori që mbron me sukses trofeun e Ligës së Kampionëve dhe dominimi në Bundesligë tregon se skuadra e trajnerit Pep Guardiola mbetet fuqi e madhe.

Ata kanë 23 pikë epërsi në krye të tabelës dhe janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Lahm beson se Bayern është në pozitë të volitshme për të triumfuar edhe këtë sezon, njësoj si edicionin e kaluar.

“Ne kishim një stinor të mrekullueshëm më 2013, por mendoj se ka edhe më tepër brenda këtij Bayerni”, deklaroi reprezentuesi gjerman për SID.

“Jemi në kontroll të secilës ndeshje dhe gjithmonë i bëjmë gjërat ashtu siç duhet. Vetëbesimi që kemi shfaqur deri më tani tregon se jemi edhe më të fortë se vitin e kaluar”, u shpreh ai.