Bayerni assesi të këndellet, barazon edhe me Frankfurtin

Bayern Munich vazhdon me serinë negative në vitin 2023. ‘Bavarezët’ u ndan baras 1:1 me Eintracht Frankfurt, shkruan lajmi.net. Ndeshje më të mirë zhvilluan Bayerni, por nuk administruan siç duhet lojën. Ishin të parët që kaluan në epërsi ndaj Frankfurtit. Në minutën e 34’ Leroy Sane shënoi, pas asistimit nga Thomas Muller. Pjesa e parë…

Sport

28/01/2023 20:23

Bayern Munich vazhdon me serinë negative në vitin 2023.

‘Bavarezët’ u ndan baras 1:1 me Eintracht Frankfurt, shkruan lajmi.net.

Ndeshje më të mirë zhvilluan Bayerni, por nuk administruan siç duhet lojën.

Ishin të parët që kaluan në epërsi ndaj Frankfurtit.

Në minutën e 34’ Leroy Sane shënoi, pas asistimit nga Thomas Muller.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të vendasve.

Edhe në pjesën e dytë më të mirë ishin Bayerni, por mysafirët arritën të barazojnë shifrat.

Po rridhte minuta e 69’ kur Randal Kolo Muani shënoi dhe çoi rezultatin në 1:1.

Ky ishte barazimi i tretë në tri ndeshje sa ka zhvillua Bayern Munich në vitin 2023 në Bundesliga.

Kurse, për Frankfurt ishte barazimi i dytë, teksa kanë edhe një fitore në pjesën e dytë të sezonit.

Pas këtij barazimi Bayerni qëndron në vendin e parë me 37 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Union Berlin.

Ndërsa Frankfurt pozicionohen në vendin e pestë me 32 pikë gjithsej./Lajmi.net/