Bayern përmirëson ofertën për Mane, shkon në 40 milionë euro
Bayern Munich kanë përmirësuar ofertën e tyre për Sadio Mane.
Sport
Bavarezët janë gati të bëjnë lëvizjen e tyre për senegalezin Sadio Mane, ndonëse ofertat e para të tyre u refuzuan.
Sipas raportimeve të ‘Bild’, Bayerni ka përmirësuar ofertën për Liverpool në 40 milionë euro, përcjell lajmi.net
Kampionët e Bundesliga pritet të thyejnë ‘Reds’ me këtë ofertë, pasur parasysh edhe faktin që lojtari dëshiron me ngulm largimin.
Oferta e fundit e Bayern Munich do të jetë në formën e 35 milionë euro + 5 të tjera si bonuse.
Mbetet të shihet se si do të ecin punët për kampionët e Gjermanisë, në tentimin për transferimin e Mane. /Lajmi.net/