Bayern pa telashe ndaj Arminia Bielefeld – tri pikë të reja në Bundesliga
Bayern Munich ka arkëtuar tri pikë të reja në kuadër të Bundesliga.
Sport
Pas dëshpërimit të madh në Champions League, skuadra e Bayern Munich ka shënuar fitore në Bundesliga, duke mposhtur 0:3 skuadrën e Arminia Bielefeld, shkruan lajmi.net.
Bavarezët kaluan në epërsi qysh në minutën e 10’ të takimit. Topin në rrjetë e dërgoi Laursen (autogol).
Në fundin e pjesës së parë, Serge Gnabry çoi shifrat në 0:2 (45+7’), për t’i dhënë qetësinë skuadrës së Bayern.
Fati i takimit u vulos në minutën e 85’, me golin e Musiala, i cili u asistua nga Robert Lewandowski.
Bayerni bën një tjetër hap drejt titullit të kampionit, duke shkuar në kuotën e 72 pikëve kur janë luajtur 30 ndeshje. Ata kanë nëntë pikë më shumë sesa vendi i dytë, Dortmundi.
Arminia mbetet me 26 pikë në pozitën e parafundit në tabelë. /Lajmi.net/