Bayern nuk e transferon, Perisic kthehet te Interi

Ivan Perisic duket se do të kthehet në Inter këtë verë pasi Bayern Munich raportohet se vendosi kundër një marrëveshje të përhershme për anësorin.

Sport

30/06/2020 15:29

Perisic e ka kaluar sezonin në huazim te Bayern, duke kontribuar me 15 gola në 30 paraqitjet e tij dhe duke fituar titullin Bundesliga.

Gjigantët gjermanë kanë një mundësi prej 20 milionë eurosh për ta blerë, por Christian Sport Deutschland dhe Christian Falk i Bild pretendojnë se nuk ka gjasa ta marrin atë, transmeton lajmi.net.

Raportet italiane më parë sugjeruan se Bayern dëshironte të negocionte për një çmim më të ulët për 30-vjeçarin, por ata prapë do të duhet t’i paguanin atij një pagë prej 10 milionë eurosh.

Në sytë e tyre, kjo është një kosto e madhe për dikë që nuk është më shumë se një lojtar i skuadrës. /Lajmi.net/