Bayern Munichut s’i mjafton vetëm pezullimi, e gjobit Manen me shumë të majme për konfliktin me Sanen
Sadio Mane është goditur me një gjobë “stratosferike” nga Bayern Munich pas përplasjes së tij të dyshuar me shokun e skuadrës, Leroy Sane. Reprezentuesi senegalez dyshohet se e sulmoi fizikisht Sanen në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes së parë çerekfinale kundër Manchester Cityt (3:0) në stadiumin “Etihad”. Gjiganti i futbollit gjerman, Bayern Munich konfirmoi pezullimin…
Sport
Sadio Mane është goditur me një gjobë “stratosferike” nga Bayern Munich pas përplasjes së tij të dyshuar me shokun e skuadrës, Leroy Sane.
Reprezentuesi senegalez dyshohet se e sulmoi fizikisht Sanen në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes së parë çerekfinale kundër Manchester Cityt (3:0) në stadiumin “Etihad”.
Gjiganti i futbollit gjerman, Bayern Munich konfirmoi pezullimin e përkohshëm të Manes, ndërsa ajo nuk i ka mjaftuar atyre.
Goal raporton se Bayern Munich tani i ka vënë një gjobë prej 500 mijë eurove Manes për sjelljen e tij.
Mediat gjermane raportuan se Mane e goditi me grusht në buzë Sanen dhe e gjitha nisi në fushë gjatë ndeshjes.
Megjithatë, vetëm pak ditë pas incidentit, Mane dhe Sane u panë duke stërvitur së bashku në seancë stërvitore të Bayern Munich./Lajmi.net/