Bayern Munich rinis negociatat me Serge Gnabry

Bavarezët nuk duan ta humbin Serge Gnabry.

Sport

18/04/2022 18:19

Një nga lojtarët më produktivë të Bayern Munich në sezonet e fundit, Serge Gnabry po shkon drejt muajve të fundit të kontratës së tij me skuadrën nga ‘Allianz Arena’.

Kampionët e Bundesliga kanë rinisur negociatat me lojtarin, për të arritur një marrëveshje të re, përcjell lajmi.net.

26 vjeçari ka kontratë te Bayern vetëm edhe një vit. Liverpool dhe Real Madrid janë pas tij.

Sipas ‘Goal’, lojtari po shqyrton të gjitha opsionet dhe gjasat janë të mëdha që ai të largohet nga Bundesliga.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Gnabry për të ardhmen e tij. /Lajmi.net/