Bayern Munich përjashton nga puna një punonjës – shfaqi racizëm ndaj Gnabry e Choupo-Moting
Skuadra e Bayern Munich ka përjashtuar një punonjës nga puna.
Sport
Sipas raportimeve të ‘Bild’, kampionët e Bundesligës kanë përjashtuar një punëtor nga puna, pasi ai kishte shfaqur shenja racizmi, përcjell lajmi.net.
Shenjat e racizmit të punëtorit ishin vërejtur në raport me Eric-Maxim Choupo-Moting dhe Serge Gnabry.
Racizmi në futboll është një fenomen që luftohet shumë, sidomos nëpër tribuna.
Te bavarezët situata ishte edhe më shqetësuese, pasi problemi ishte detektuar nga të punësuarit nga skuadra. /Lajmi.net/