Bayern Munich në kërkim të “spiunit” që nxjerr në pah problemet e klubit tash e 13 vjet
Sherri Sadio Mane – Leroy Sane nxori edhe një herë në pah një problem që shqetëson këtë klub prej afro 13 vitesh. Nuk është më një sekret që në shtëpinë e Bayern ekziston një “spiun”, një informator që nxjerr në media gjithçka ndodh në dhomat e zhveshjes. Informacionet që dalin për Bild janë të detajuara,…
Sport
Sherri Sadio Mane – Leroy Sane nxori edhe një herë në pah një problem që shqetëson këtë klub prej afro 13 vitesh.
Nuk është më një sekret që në shtëpinë e Bayern ekziston një “spiun”, një informator që nxjerr në media gjithçka ndodh në dhomat e zhveshjes.
Informacionet që dalin për Bild janë të detajuara, ashtu siç ndodhi edhe këtë herë.
“Do të ishte bukur që gjërat që ndodhin në dhomat e zhveshjes të qëndrojnë aty”, kështu u shpreh Thomas Tuchel pasi sherri Sane-Mane u bë publik. Tuchel është i fundit që vuan këtë problem.
Për këtë çështje u ankua jashtëzakonisht shumë Nagelsmann, madje një moment stafi nisi të dyshojë edhe tek ai për shkak të lidhjes që ka me një ish gazetaren e Bild, me këtë të fundit që dha dorëheqjen pasi u bë publike marrëdhënia ndërmjet tyre.
Nagelsmann nuk u ankua vetëm për nxjerrjen e informacioneve të tilla, por deri tek skemat taktike.
Këtë problem në Munih e kanë vuajtur edhe trajnerë të mëdhenj si Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti.