Bayern Munich me një rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Kampioni aktual evropian, Bayern Munich, natën e kaluar regjistroi një fitore 6:2 kundër Salzburgut në xhiron e 3-të në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/11/2020 12:35

Për Bavarezët, ky triumf është i 14-ti me radhë në garën elitare, që është rekord në Ligën e Kampionëve. 

Bayern shënoi katër gola kundër Salzburgut në 15 minutat e fundit dhe u bë skuadra e parë që e bëri këtë në LK.

Skuadra gjermane është në krye të grupit me nëntë pikë, pas tre takimeve të para. /Lajmi.net/