Bayern Munich kontakton agjentin e Rudigerit

Bayern Munich ka qenë në kontakt me agjentin Sahr Senesie, për mundësinë e nënshkrimit me yllin e Chelseas, Antonio Rudiger.

Sport

22/09/2021 10:24

Gazetari i Bild, Christian Filk, raporton se gjiganti gjerman ka kontaktuar Senesie sepse janë të interesuar në shërbimet e 28-vjeçarit, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, ai gjithashtu raporton se përfaqësuesit e Rudiger janë në negociata me Chelsean për rinovimin e kontratës.

Rudiger që ka bërë të gjitha paraqitjet me Chelsean ka qenë ndër lojtarët kryesorë që kur u punësua Thomas Tuchel.

Në rast që nuk rinovon kontratën deri në janar, atëherë në garë pritet të bashkohen edhe PSG dhe Real Madrid./Lajmi.net/