Bayern Munich kanë pasur një eksperiencë të ‘hidhur’ para udhëtimit për në Doha

Bayern Munich do të zhvillojë ndeshjen e ardhshme të vlefshme për Kupën e Botës për klube në Katar këto ditë.

Sport

06/02/2021 14:51

Mirëpo, eksperienca e tyre në këtë garë nuk ka filluar në mënyrën më të mire të mundshme, kjo pasi kanë hasur në pengesa me fluturim, i cili është shtyrë për nëntë orë, shkruan lajmi.net.

Klubi bavarez kishte planifikuar të udhëtonte nga Berlini në Doha pak para mesnatës, pasi do luajë në ndeshjen e parë ndaj Al Ahlyt.

Për shkak se duhej të autorizohej klubi që të udhëtojë për në Katar, fluturimi i paraparë në ora 23:30, u shty disa here për të ndodhur më vonë në ora 07:00.

Një nga drejtuesit e Bavarezëve, Karl Heinz-Rummenigge ka reaguar pas udhëtimit duke thënë se “autoritetet nuk ishin aspak profesionale dhe po talleshin me neve, kjo shtyrje mund të ketë ndikim të madh në ndeshjet e klubit”, u shpreh ai./Lajmi.net/