Bayern Munich dhe Liverpool në garë për Gavi
Bayern Munich dhe Liverpool janë në garë për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Gavi.

Sport
Rinovimi i Gavit me Barcelonën është prioritet, por nuk po arrihet.
Mesfushori ka kontratë me Barcën deri në qershor të vitit të ardhshëm, por ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovim.
Sipas ‘EL Nacional’, Bayern Munich dhe Liverpooli kanë shfaqur interesim për Gavin, transmeton lajmi.net.
Bayern Munich janë të gatshëm të nënshkruajnë me lojtarin e Barcelonës, nëse ai e mendon largimin nga Spanja.
Liverpooli gjithashtu kanë shfaqur interesim. Jurgen Klopp po kërkon të përforcojë ekipin e tij, si opsion në repartin e mesfushës është Gavi.
Mbetet të shihet në fund të sezonit se a do të vazhdojë me Barcën Gavi, apo do të transferohet në një ekip tjetër./Lajmi.net/