Bayern Munich dhe Ajax nuk po arrijnë marrëveshje për Ryan Gravenberch
Bayern Munich kërkojnë transferimin e lojtarit të Ajax, Ryan Gravenberch në ekip, por që nuk po arrijnë në një marrëveshje me ekipin holandez.

Sport
Granvenberch ka pranuar të bashkohet me gjigantin gjerman, Bayern Munich, por sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Ajax nuk janë pajtuar me kushtet e ofruara nga ekipi gjerman.
‘Bavarezët’ kanë ofruar 15 milionë euro, plus 10 milionë shtesë ( që do të paguhen në pesë vitet e ardhshme), për të marrë në radhët e tyre lojtarin e Ajax, por holandezët nuk pajtohen me këtë çmim.
Pavarësisht dëshirës së Ryan të jetë pjesë e Bayern Munich, ai duhet të pres që ekipet të akordohen për transferimin e lojtarin në Gjermani, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse Bayerni do të jenë në gjendje të paguajnë më shumë për lojtarin, apo do të heqin dorë nga ai./Lajmi.net/