Bayern Munich bën hap mbrapa në garë për titull – ndalet nga Leverkusen

Bayern Munich nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Bayer Leverkusenit.

Sport

05/03/2022 17:23

“Bavarezzët” u ndalën me rezultat 1:1 nga Leverkusen në kuadër të xhiros së 25-të në Bundesliga.

Ishte Niklas Sule që realizoi golin e parë në ndeshje me një gjuajtje gjysmë vollej nga afërsia (18′).

Ndërkohë, Thomas Muller në përpjekje për të larguar topin, aksidentalisht e dërgoi në rrjetë (36′).

Tutje, dy skuadrat kishin raste të shumta, sidomos gjatë pjesës së dytë, por që assesi nuk i finalizuan.

Kështu, tani Bayern mban liderin me 59 pikë, nëntë më shumë se Dortmund, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak. Ndërkohë, Leverkusen renditët në pozitën e tretë me 45 sosh./Lajmi.net