Bayern Munich 4:1 Chelsea – notat e lojtarëve

Bayern Munich ka shkatërraur Chelsean në 1/16-ën e finales së Ligës së Kampionëve.

Sport

08/08/2020 23:09

Kampionët e Bundesliga kanë fituar 4:1 në ‘Allianz Arena’ kundër Chelsea, për të siguruar biletën për çerekfinale, shkruan lajmi.net.

Më i miri i takimit të sotëm ishte padyshim Robert Lewandowski, i cili gjeti golin dy herë por u regjistrua edhe në listën e asistuesve.

Në radhët e Chelsea, i vetmi që arriti të shënonte ishte Tammy Abraham.

Kurse, te Bayern në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Corentin Tolisso e Ivan Perisic.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell vlerësimet e ‘WhoScored’ për lojtarët që u aktivizuan në këtë ndeshje. /Lajmi.net/