Bayern dhe Man City po mendojnë për shkëmbimin Gnabry-Sane

Bayern Munich ende nuk ka hequr dorë për objektivin e tyre, Leroy Sane, pasi Manchester City bllokoi kalimin e tij verën e kaluar.

Sport

18/02/2020 11:56

Marrëveshja për kalimin e Sanes në ‘Allianz Arena’ pritet të arrihet edhe në forma tjera nëse nuk sigurohet si transferim me para. Bavarezët janë të gatshëm ta bëjnë një shkëmbim kokë për kokë në mes të Sanes dhe Serge Gnabryt.

Pep Guardiola ka një interesim të madh për Gnabry, pasi i pëlqen stili i tij i lojës.

Sun Sport mëson se shkëmbimi në mes të lojtarëve mund të ndodh shumë lehtë, pasiqë të dyja skuadrat kanë interesime të përbashkëta, me gjermanët që pritet të japin para shtesë, transmeton lajmi.net.

Qytetarët po angazhohen për ta sjellë një anësor në ‘Etihad Stadium’ me Gnabryn i cili konsiderohet si i duhuri, kurse në anën tjetër Bayerni është i vendosur që të mos e lëshojë mundësinë për transferimin e gjermanit Sane.

Për Bayernin, Liga e Kampionëve mbetët prioritet kryesor ndër vite, ndërsa për skuadrën e Guardiolas të ligës angleze përjashtimi nga ky kompeticion për dy vite ka ngjallur dëshprim të madh, përkundër kësaj ata po mendojnë që ta forcojnë edhe më shumë skuadrën me elementë të rinjë. /Lajmi.net/