Bayern dhe Dortmund mbi Realin e Barçën
Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld thotë se Bayern Munich dhe Borussia Dortmund do të tejkalojnë Real Madridin dhe Barcelonën duke u bërë ekipet më të mira në botë. Gjiganti katalan ka dominuar në dekadën e fundit në Ligën e Kampionëve, kurse Real Madrid është nëntë herë kampion i Evropës. Mirëpo, dyshja nga Bundesliga, Bayern dhe…
Sport
Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld thotë se Bayern Munich dhe Borussia Dortmund do të tejkalojnë Real Madridin dhe Barcelonën duke u bërë ekipet më të mira në botë.
Gjiganti katalan ka dominuar në dekadën e fundit në Ligën e Kampionëve, kurse Real Madrid është nëntë herë kampion i Evropës.
Mirëpo, dyshja nga Bundesliga, Bayern dhe Dortmund u takuan në finalen e edicionit të kaluar duke mposhtur të dyja skuadrat spanjolle në rrugëtim drejt Wembleyt. Dhe, Hitzfeld, ky është një sinjal i asaj që do të vjen në vazhdim.
“E kam parashikuar atë që ndodhi një vit më parë, futbollisti spanjoll do të tejkalohet në pozitën e parë në botë nga Bayern dhe Borussia Dortmund”, deklaroi ai për uebfaqen zyrtare të Bundesligës.
Ish trajneri i Bayernit po ashtu beson se gjiganti bavarez është në pozitë të mirë për ta mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve.
“Historia është kundër tyre por nuk ka vetëm një formacion bazë të nivelit botëror por komplet një skuadër të tillë”, përfundoi ai.