Bayern, asnjë kontakt për Reusin
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer ka mohuar se klubi ka negociuar me Borussia Dortmundin për mundësinë e transferimit të yllit, Marco Reus.
Sport
Bayern Munich është distancuar nga transferimi i yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus, duke inkurajuar Real Madridin dhe klubet e tjera të interesuara për shërbimet e tij.
Los Blancos, gjiganti bavarez, Manchester United, Liverpool dhe Chelsea janë përmendur në mesin e klubeve të interesuara për blerjen e Reusit në fund të këtij sezoni.
Por, drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer ka mohuar se klubi ka negociuar me Dortmundin për Reusin.
“Nuk ekziston asnjë kontakt në lidhje me këtë qështje”, deklaroi Sammer për “Kicker”.