“Batuta” raciste e bashkëshortes së ministrit izraelit për presidentin Obama

Bashkëshortja e ministrit të brendshëm izraelit, ka shkaktuar reagime në Twitter gjatë vikendit të kaluar, duke postuar një “batutë” për presidentin amerikan Barack Obama.

Bota

22/06/2015 14:33

Por pas reagimeve të shumta ajo menjëherë kishte shlyer “batutën”, dhe kishte kërkuar publikisht falje presidentit amerikan, me arsyetimin se nuk kishte dashur askënd të ofendojë.

“E dini çfarë është kafeja e Obamas? E zezë e lehtë”, kishte shkruar në profilin e saj në Twitter, Judy Shalom Nir-Mozes e cila ka mbi 74.000 ndjekës. Por kjo deklaratë e saj shkaktoi shok duke u akuzuar nga mijëra njerëz për racizëm, raporton AFP, transmeton lajmi.net.

Dhe me të kuptuar se ka krijuar antipati në opinion, ajo ka shkruar në llogarinë e saj se i vjen keq për batutën që e kishte shkruar.

“President Obama nuk është dashur ta shkruaj batutën që e kam dëgjuar nga dikush. I dua njerëzit pa dallim race apo feje”, thuhej nw mbishkrimin e Judy Shalom. (lajmi.net)