Bateristi 23 vjeçar i grupit ADN, në mesin e viktimave nga zjarri në Koçan
Gjorgi Gorgiev, batersiti 23-vjeçar i grupit ADN, është në mesin e viktimave nga zjarri në klubin e natës në Koçan. Kështu raporton Klan Macedonia, duke njoftuar se informacionin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov. Ende po kërkohet informacion për anëtarët e mbetur të grupit. Bëhet e ditur se të dy anëtarët…

Lajme
Gjorgi Gorgiev, batersiti 23-vjeçar i grupit ADN, është në mesin e viktimave nga zjarri në klubin e natës në Koçan.
Kështu raporton Klan Macedonia, duke njoftuar se informacionin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov.
Ende po kërkohet informacion për anëtarët e mbetur të grupit. Bëhet e ditur se të dy anëtarët e dyshes Panço dhe Andrej janë shtruar në spital.
Panço kishte djegie në fytyrë dhe duar dhe është nën mbështetje për oksigjen.
Mediat sociale janë ende në kërkim të informacioneve për Sara Projkovskën – vokalistja mbështetëse e grupit dhe Martin Buco Beatbox, i cili gjithashtu performon me dyshen e grupit ADN dhe ishte pjesë e koncertit të grupit në natën fatale./KlanMacedonia.