Bastoni pyetet për tridentin e Liverpool: Janë të mirë, por jam përballur me Ronaldon

Mbrojtësi i Inter, Alessandro Bastoni ka folur para ndeshjes së Champions League.

Sport

07/03/2022 15:54

Inter do të ketë punë me skuadrën e Liverpool, në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës së 1/16-ës së finales së Champions League.

Para kësaj ndeshje, mbrojtësi i Inter, Bastoni është pyetur për treshen e sulmit të Liverpool; Mane, Salah Jota. Përgjigja e tij la të kuptohej se nuk ka frikë të përballet me ta.

“Unë tashmë jam përballur me lojtarë të fortë si Cristiano Ronaldo”, ka thënë Bastoni, transmeton lajmi.net.

“Mane, Salah e Jota janë lojtarë të shkëlqyer. Këto ndeshje janë për njerëz si unë që nuk kanë luajtur shumë ndeshje të rëndësishme dhe duhen rritur”, shtoi ai.

“Nëse ke frikë nga ndeshje si këto, duhet të ndryshosh profesion”, shtoi Bastoni.

Inter pësoi humbje në ndeshjen e parë ndaj Liverpool, por mbanë gjallë shpresat për një rikthim, që praktikisht ka pak gjasa të ndodh. /Lajmi.net/