Bastisjet në gjashtë lokacione në veri – Policia jep detaje çka u sekuestrua në secilën prej tyre
Policia e Kosovës, ka marrë informacion se në disa lokacione në Komunën e Zubin Potokut, në fshatin Banovë dhe Prevllak kanë gjetur armë, municion dhe mjete tjera ilegale. Policia ka bastisur menjëherë këto lokacione. Ja çka u gjet në secilin prej tyre: RASTI I Njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar, janë…
Lajme
Policia e Kosovës, ka marrë informacion se në disa lokacione në Komunën e Zubin Potokut, në fshatin Banovë dhe Prevllak kanë gjetur armë, municion dhe mjete tjera ilegale.
Policia ka bastisur menjëherë këto lokacione.
Ja çka u gjet në secilin prej tyre:
RASTI I
Njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar, janë gjetur dhe janë sekuestruar:
– 4 pushkë të ndryshme,
– 3 radio lidhje,
– 1 kamerë,
– 223 fishekë të ndryshëm, uniforma ushtarake si dhe pajisje për pastrimin e armëve.
RASTI II
Njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:
– 1 pushkë pa leje,
– 3 fishekë.
Në këtë lokacion është hasur personi M. R. (1972) i cili është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të Shtetit i njëjti është liruar, ndërsa do të hetohet për veprën panel ‘armëmbajtje pa leje’.
RASTI III
Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi tjetër të pabanuar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:
– 1 armë AK-47,
– 3 karikatorë,
– 88 fishekë të armës së gjatë,
– 1 granatë dore M75 (prodhim jugosllav).
Rasti IV
Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:
– 1 armë AK-47
– 19 fishekë
Rasti V
Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:
– 1 pushkë M48 (e çmontuar)
– 1 pushkë të gjuetisë
– 33 fishekë
Rasti VI
Njësitë policore gjatë kontrollit në një hambar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:
– 1 mekanizëm i armës së gjatë M-48,
– thikë – bajonetë,
– uniforma ushtarake.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes, në rastin III, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (EOD), të cilat kanë tërhequr mjetin eksploziv në mënyrë të kontrolluar.
“Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të ndajnë informacione që ndihmojnë policinë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion mund të raportohet në numrin 192”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: