Bastisje në disa lokacione nga Krimet Ekonomike për dallaveret me prona në Veternik e lokalitete tjera

Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës po zhvillon një operacion të gjerë në disa lokacione në mbarë territorin e vendit, lidhur me rastet e dyshuara për dallavere me prona në Veternik dhe zona të tjera të rajonit të Prishtinës. Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, aksioni po zhvillohet me urdhër të Gjykatës, ndërsa…

Lajme

01/11/2025 12:49

Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës po zhvillon një operacion të gjerë në disa lokacione në mbarë territorin e vendit, lidhur me rastet e dyshuara për dallavere me prona në Veternik dhe zona të tjera të rajonit të Prishtinës.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, aksioni po zhvillohet me urdhër të Gjykatës, ndërsa pritet të përfshijë kontrolle në disa lokacione që lidhen me hetimet për keqpërdorime dhe mashtrime në fushën e pronave.

Ende nuk janë bërë publike detaje lidhur me numrin e personave të përfshirë ose të arrestuar, ndërsa Policia e Kosovës pritet të dalë me një njoftim zyrtar gjatë ditës.