Bastisja e shtëpisë së Jakup Krasniqit, ky është reagimi i Gold AG

Gold AG ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend.

ShowBiz

04/11/2020 10:47

Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm (e mërkurë), pjesëtarët e policisë së EULEX-it po bastisin shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, shkruan lajmi.net.

Krasniqi po vazhdon të merret në pyetje nga EULEX-i, ndërsa ende nuk dihen arsyet e kësaj bastisjeje.

Ky zhvillim i mëngjesit të sotëm ka nxitur reagime të menjëherëshme në publik, ndër ta nuk mungoi reagimi i reperit Gold AG.

Ai ka publikuar në InstaStory një fotografi të Krasniqit, ndërsa shkruan “Jam historia veç me 3 shkronja, UÇK”.

Ndryshe, reperi njihet për trajtimin e temave të ndryshme në projektet e tij muzikore.

“Bylbyli i Tropojës”, titullohet kënga e fundit nga Gold AG, të cilën e solli në duet me artisten e mirënjohur, Dava Gjergji. /Lajmi.net/

YouTube player