Bastisja e Policisë në veri, Sveçla: Armatimi është gjetur në një pronë të politikanit Aleksandar Arsenijevic
Policia e Kosovës ka kryer bastisje sot në një shtallë të kuajve në Vallaq të Zveçanit. Këtë bastisje, e ka kryer Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in amerikan dhe EULEX-in, ku kanë gjetur armatim, municion, granata dore, tronblonë e zolla. Në lidhje me këtë ka shkruar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme,…

Lajme
Policia e Kosovës ka kryer bastisje sot në një shtallë të kuajve në Vallaq të Zveçanit.
Këtë bastisje, e ka kryer Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in amerikan dhe EULEX-in, ku kanë gjetur armatim, municion, granata dore, tronblonë e zolla.
Në lidhje me këtë ka shkruar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se armatimi sipas informacioneve të tij është gjetur në një pronë të politikanit Aleksandër Arsenijevic.
“Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh. Veçanërisht përballë institucioneve tejet vigjilente e profesionale që po punojnë pa u ndalur në ofrimin e sigurisë e sundimit të rendit e ligjit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës. Nuk do të ndalemi derisa në çrrënjosjen e plotë të mbetjeve kriminale e terroriste të Serbisë nga vendi ynë”, ka shkruar Sveçla.
Gjithashtu, sot Policia ka kryer lokacione në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan ku është gjetur edhe një jelek antiplumb, fishekë dhe 14 kartela grafike.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë për lajmi.net se nuk ka persona të arrestuar por ka një person me interes për intervistim. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: