Basketbollisti robot ‘debuton’ në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Sot kanë startuar ndeshjet e basketbollit në Tokyo.

Sport

25/07/2021 15:58

Kryendeshja e ditës së sotme është duke u zhvilluar tani mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të  Amerikës, shkruan lajmi.net.

Në pushimin mes dy pjesëve të kësaj ndeshje ka ndodhur diçka e veçantë në sportin e basketbollit.

Organizatorët kanë krijuar një robot që ka bërë disa gjuajtje në kosh.


Roboti ishte i pagabueshëm pasi realizoi të gjitha gjuajtjet nga vija për tri-pikë deri te gjuajtja nga mesi i fushës.

Teknologjia ka përparuar aq shumë sa të krijohet një robot i tillë që kishte efikasitet 100%. /Lajmi.net/