Basketbollisti i Pejës e thyen këmbën, do të operohet

Basketbollisti i KB Pejës, Tervell Beck ka thyer këmbën dhe do t’i nënshtrohet operimit. Kështu ka njoftuar KB Peja me anë të një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, shkruan lajmi.net. Beck ishte lënduar në Holandë në ndeshjen e FIBA Europe Cup ndaj Den Boschit, por pas testimeve, rezultoi që ka thyer këmbën. Ai do…

Sport

07/12/2023 15:51

Basketbollisti i KB Pejës, Tervell Beck ka thyer këmbën dhe do t’i nënshtrohet operimit.

Kështu ka njoftuar KB Peja me anë të një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, shkruan lajmi.net.

Beck ishte lënduar në Holandë në ndeshjen e FIBA Europe Cup ndaj Den Boschit, por pas testimeve, rezultoi që ka thyer këmbën.

Ai do të mbetet jashtë për disa muaj deri në rikuperimin e plotë.

“Basketbollisti ynë Tervell Beck e ka thyer këmbën dhe do të detyrohet që t’i nënshtrohet operacionit. Fillimisht ai kishte pësuar lëndim në Holandë në FIBA Europe Cup ndaj Den Boschit në nyjen e këmbës dhe ishte jashtë këto javë – por pas testeve më të avancuara, rezultoi që ai e ka thyer këmbën”.

“Beck do të mbetet jashtë për disa muaj deri në rikuperimin e plotë, dhe ne i urojmë të gjitha të mirat në këtë periudhë të vështirë” – thuhet në njoftimin e Pejës./Lajmi.net/