Basketbollisti i NBA pranon se vrau me kabllo një 23-vjeçare, zbulon detaje tronditëse
Basketbollisti i Portland Trail Blazers, 27-vjeçari Chance Comanche, ka pranuar në gjykatë se ka vrarë 23-vjeçaren Marayna Rodgers, sipas mediave amerikane. Trupi i vajzës fatkeqe u gjet në shkretëtirën e Nevadës dhe për herë të fundit ajo u pa në Las Vegas në shoqërinë e Comanche dhe të dashurës së tij, Sakari Harnden, e cila…
Sport
Basketbollisti i Portland Trail Blazers, 27-vjeçari Chance Comanche, ka pranuar në gjykatë se ka vrarë 23-vjeçaren Marayna Rodgers, sipas mediave amerikane.
Trupi i vajzës fatkeqe u gjet në shkretëtirën e Nevadës dhe për herë të fundit ajo u pa në Las Vegas në shoqërinë e Comanche dhe të dashurës së tij, Sakari Harnden, e cila gjithashtu dyshohet për vrasjen e saj.
Basketbollisti i tha autoriteteve amerikane se ishte takuar me të dashurën e tij Sakari një vit e gjysmë më parë dhe zbuloi se ajo kishte pasur më parë probleme me Rodgersin e vrarë.
Çifti kishte planifikuar vrasjen që në nëntor dhe Comanche pranoi se e mbyti viktimën në veturë me një kabllo HDMI.
Basketbollisti e ka mbytur vajzën për 10 sekonda derisa nuk merrte frymë dhe e dashura e ka ndihmuar me duar.
Pasi e vranë, e hipën në një veturë dhe kërkuan një vend ku ta linin kufomën, të cilën përfundimisht e hodhën në shkretëtirë dhe fshinë gjurmët e ADN-së prej saj.
Hetimi zbuloi se Chance dhe Sakari kishin tentuar më parë të bindin një person të tretë për të kryer vrasjen dhe Tre u përmend në mesazhet. Atij iu ofruan tre mijë dollarë për të vrarë Rodgers, por ai nuk ishte i interesuar./Lajmi.net/