Basketbolli ndez mbrëmjen: Sonte dy sfida në Kupën Kosovës

Çerekfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës pritet të sjellin emocione të forta, me tetë skuadra që luftojnë për kualifikimin në gjysmëfinale. Pas takimeve të para, të gjitha sfidat mbeten të hapura dhe secila skuadër kërkon vendin në rrethin e ardhshëm. Një nga ndeshjet më të ndjekura është ajo mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.…

Sport

21/01/2026 13:18

Çerekfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës pritet të sjellin emocione të forta, me tetë skuadra që luftojnë për kualifikimin në gjysmëfinale. Pas takimeve të para, të gjitha sfidat mbeten të hapura dhe secila skuadër kërkon vendin në rrethin e ardhshëm.

Një nga ndeshjet më të ndjekura është ajo mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Nëpërballjen e parë, Therandasit fituan në Mitrovicë 102:99, duke vendosur një sfidë të barabartë për kthimin në Pejë. Rahoveci 029 dhe Bora do të kërkojnë gjithashtu kualifikimin pas fitoreve respektive në ndeshjen e parë, 79:70 për prishtinasit.

Takimet e tjera do të zhvillohen të enjten, ku Sigal Prishtina ka avantazh pas fitores 82:68 ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, ndërsa GO+ Peja kërkon të kthejë rezultatin pas humbjes 90:96 ndaj Bashkimit në ndeshjen e parë. Të gjitha sfidat premtojnë basketboll të zjarrtë dhe garë të fortë për vendet në gjysmëfinale./kp