​Basketbolli kosovar humb një figurë të shquar

Komuniteti i basketbollit në Kosovë është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të Fazli Fazliut. Ai ka lënë gjurmë të thella si drejtues i KB Drita në kohën e saj më të suksesshme, duke kontribuar jashtëzakonisht për zhvillimin e basketbollit gjilanas dhe atë të vendit në përgjithësi. Fazliu ka shërbyer gjithashtu si anëtar…

Sport

02/02/2026 12:08

Komuniteti i basketbollit në Kosovë është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të Fazli Fazliut. Ai ka lënë gjurmë të thella si drejtues i KB Drita në kohën e saj më të suksesshme, duke kontribuar jashtëzakonisht për zhvillimin e basketbollit gjilanas dhe atë të vendit në përgjithësi.

Fazliu ka shërbyer gjithashtu si anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm edhe në basketbollin 3×3. Ai do të mbahet mend si një punëtor i palodhur dhe shembull frymëzues për të gjithë komunitetin.

Në emër të tij personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, kryetari i FBK-sArben Fetahu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fazliu dhe të gjithë ata që e njihnin e respektonin.