Bashkimi ndan rrugët zyrtarisht me trajnerin Edin Kërveshi

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka ndarë rrugët zyrtarisht me trajnerin Edin Kërveshi. Bashkimi dhe Kërveshi kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme, shkruan lajmi.net. Vendin e Kërveshit deri në emërimin e trajnerit të ri, do ta zë ndihmëstrajneri Elbesar Gështenja. “Faleminderit Edin Kërveshi. Klubi njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin…

Sport

04/12/2023 15:55

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka ndarë rrugët zyrtarisht me trajnerin Edin Kërveshi.

Bashkimi dhe Kërveshi kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme, shkruan lajmi.net.

Vendin e Kërveshit deri në emërimin e trajnerit të ri, do ta zë ndihmëstrajneri Elbesar Gështenja.

“Faleminderit Edin Kërveshi. Klubi njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Edin Kërveshi. Trajnerin e falënderojmë për kontributin e dhënë deri më sot. Deri në një vendim të ardhshëm të klubit, skuadrën do ta drejtojë ndihmëstrajneri Elbesar Gështenja” – thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Bashkimi në ndeshjen e fundit pësoi humbje nga rivali lokal, Prizreni./Lajmi.net/