Bashkimi Evropian vëzhgon nga afër balotazhin në Prishtinë

Zëvendësshefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka vizituar sot qendrat e votimit në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. “Si pjesë e vëzhgimit diplomatik të sotëm për zgjedhjet e balotazhit për kryetar bashkie në Kosovë, zëvendësshefja e BE-së në Kosovë, Palatova, vizitoi qendrat e votimit në…

Lajme

09/11/2025 16:12

Zëvendësshefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka vizituar sot qendrat e votimit në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Si pjesë e vëzhgimit diplomatik të sotëm për zgjedhjet e balotazhit për kryetar bashkie në Kosovë, zëvendësshefja e BE-së në Kosovë, Palatova, vizitoi qendrat e votimit në Prishtinë, duke parë nga afër procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.