Bashkimi Evropian reagon për sulmin brutal ndaj gazetarit Visar Duriqi
Bashkimi Evropian ka reaguar për sulmin brutal ndaj gazetarit Visar Duriqi.
Lajme
Në një reagim të zyrës së BE-së në Kosovë, thuhet se gazetarët duhet të kenë mundësi për të punuar në një ambient të sigurt dhe të lirë, shkruan lajmi.net.
BE me këtë rast ka bërë apel tek organet e rendit që të hetojnë shpejtë incidentin dhe të sjellin akterët përgjegjës para drejtësisë.
“Thellësisht të shqetësuar nga sulmi ndaj gazetarit hulumtues Visar Duriqi. Gazetarët duhet të kenë mundësinë për të punuar në një ambient të lirë dhe të sigurt. Bëjmë apel tek autoritetet që të hetojnë shpejt incidentin dhe të sjellin sulmuesit para drejtësisë”, thuhet në reagimin e BE-së. /Lajmi.net/